Popullsia në Japoni, e cila ka vdekshmërinë më të ulët në botë, konsumon një dietë të lartë me disa lloje karbohidratesh, perimesh, frutash, po ashtu mish dhe peshk. Këto ushqime janë pa yndyrna të ngopura, pa ushqime të procesuara dhe të larta në karbohidrate që merren nga orizi dhe perimet.
Qeveria japoneze nxori rekomandime mbi ushqimin për të gjithë popullin në vitin 2005. Një dekadë më vonë, kërkuesit në Qendrën Nacionale për Shëndetin Global dhe Mjekësinë në Tokio, hetuan se si guida për ushqimin ndikoi në normën e vdekshmërisë.
Skuadra analizoi pyetësorë në lidhje me ushqimin dhe stilin e jetës tek 36, 624 burra dhe 42 920 gra mes moshës 45 dhe 75 vjeç, të cilët nuk kishin histori kanceri, goditjesh cerebrale, sëmundje kronike të zemrës apo mëlçisë. Pjesëmarrësit u ndoqën për 15 vjet.
Kërkuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ndoqën në rregull rekomandimet për ushqimin kishin një rënie prej 15 për qind të normës së vdekshmërisë. Disa pjesëmarrës ishin dhe më pak të prirur për t’u prekur nga sëmundjet cerebrovaskulare.
Studimi gjeti: “Konsumimi i balancuar i drithërave, frutave, mishit, peshkut, vezëve, produkteve të sojës, bulmetrave, produkteve të paketuar dhe pijeve alkoolike mund të kontribuojë në një jetë të gjatë duke ulur rrezikun e vdekjeve, sidomos nga sëmundjet e zemrës, në popullsinë japoneze”.
James DiNicolantonio, shkencëtar në kërkimet për sëmundjet kardiovaskulare në një institut amerikan, i cili nuk ishte përfshirë në studim tha për Huffington Post: “Ne mund të mësojmë shumë prej Japonisë se si të jemi të shëndetshëm, çka realisht vjen nga “ushqimi i vërtetë” dhe ushtrimet fizike. Ai shtoi se kombinimi ushqime me cilësi të lartë dhe me pak yndyrna të ngopura është çelësi i shtimit të jetëgjatësisë.
Shije