Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende i kanë të freskëta momentet e tmerrshme të cilat i përjetuan gjatë viteve 1998-1999.
Një viktimë, sot 54-vjeçare, ishte dhunuar së bashku me tre vajzat e saj.
Në një intervistë për Klan Kosova, të zhvilluar për gazetaren Lindita Dedinca, ajo tha: “Me përkrahjen e Presidentes, organizatave të ndryshme, po shpresojë që po vjen një e ardhme më e mirë. Po njihet e drejta jonë. Edhe nëse do t’i kemi këto të drejta, dhe lehtësohet pak situata, ne kemi prapë vështirësi të cilat do të na përcjellin gjatë gjithë jetës. Ajo është ngjarje e paharrueshme që nuk largohet asnjëherë nga mendja ime’’.
“Ngjarjet në Kosovë i ka pa e gjithë bota. ’Është dashur që qysh në momentet e para të lirisë se fituar që të paraqitemi në Qendrën e Ministrisë së Drejtësisë, për të treguar që ne jemi këto si jemi. Duhet të mos heshtet, duhet të tregojmë që këto janë kontribute që nuk i kemi dhënë askush me dëshirë. Ajo na u është imponuar.’Heshtja e këtyre rasteve është gabim i madh, sikurse edhe i atyre që nuk na e morën rastin tonë parasysh në fillim’’, ka thënë gruaja, që kishte pësuar me tri vajzat e saj, atë kohë 20, 18 e 13 vjeçe.
Çfarë përjetuan të katër femrat e kësaj familjeje nga Drenica? Pse kryefamiljarja nuk i tregoi asnjëherë bashkëshortit të saj dhe pse njëjtë vepruan edhe vajzat që nuk i treguan askujt për dhunën seksuale?