Kombëtarja shqiptare do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e sotme dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00.
Gjithashtu, një prej lojtarëve do të dalë në konferencë për mediat, të cilat do të jenë të përditshme, sipas zyrtarëve të FSHF.
/a.r