Pas testimit të Gjuhës së huaj një javë më parë, të hënën (10 qershor) pritet të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. 28 mijë maturantët në të gjithë vendin do të testohen për njohuritë që kanë marr sipas programit orientues. 70 % e ambienteve në sallat e mëdha monitorohen me kamera.
144 qendrat janë ngritur për zhvillimit e këtij procesi. Testimi do të nis në orën 10: 00 dhe zgjati plot 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë para, për t’u akomoduar në qendrat e përcaktuara.
Krahasuar me vitet e kaluara, pas rezultateve të mara është konstatuar se mangësitë më të mëdha të maturantëve kanë qenë në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Edhe këtë vit nuk do të ketë ndryshime për sa i takon pyetjeve të mbyllura dhe atyre me zhvillim, ndërsa esesja do të vijojë të jetë pjesë e testit. Ky vit është shpallur nga Ministrja Ogerta Manastirliu si viti Gjuhës Shqipe, shpresojmë që kjo gjë të reflektohet edhe në rezultatet të larta në këtë testim të radhës.
Matura shtetërore do të vijojë me provimin e matematikës që do të zhvillohet më datë 18 për t’u përmbyllur më 24 qershor nga lëndët me zgjedhje.
/a.r