Ji Wenlin, një aleat i ngushtë i ish-kreut kinez të sigurisë, Zhou Yongkang, u dënua sot me 12 vite burg me akuzën për korrupsion, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
Ji Wenlin, ish-zëvendësguvernator në provincën Hainan (jug) është i fundit në radhë në serinë e ish-zyrtarëve kinezë të dënuar për korrupsion prej ardhjes në pushtet të presidentit Xi Jinping, në vitin 2012.
“Ji u shpall fajtor pas marrjes së ryshfeteve me vlerë të përafërt 3,1 milionë dollarë”, sqaroi agjencia duke cituar Gjykatën e Tianjinit (verilindje).
Ai njihet si një aleat i afërt i Zhou, zyrtari më i lartë nën hetim prej dekadash nga ana e Pekinit me akuzën për korrupsion, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tianjinit në qershorin e vitit 2015.