Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Indrit Sefa në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi seancën e ardhshme gjyqësore të Apelit i cili do të vendosë më 11 qershor dhe fatin e siglave të Partisë Demokratike.
“Ne shpresojmë që më datë 11 të marrë fund i gjithë procesi gjyqësor në lidhje me lejimin e drejtimit të të gjithë organeve të Partisë Demokratike.
Gjykata e Lartë i ka kërkuar në dhjetor Apelit që ta gjykojë edhe një herë në themel këtë çështje dhe të japë një përgjigje përfundimtare. Dhe ky është për ne një vendim i drejtë dhe i mirëpritur, dhe në datë 11 të japë tashmë një përgjigje përfundimtare.
Më në fund erdhëm në këtë ditë dhe demokratët të jenë të kthjellët dhe të çliruar nga e gjithë kjo situatë.
Besoj se data 11 do të jetë një datë vendimtare dhe t’i japë zgjidhje përfundimisht kësaj.
E kam thënë disa herë dhe po e përsëris dhe nga kjo studio që ne do të pranojmë çdo vendimmarrje të Gjykatës së Apelit”, u shpreh ndër të tjera Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa./m.j