Kreu Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nisur të bëjë premtime të bujshme.
Në një video të shpërndara në rrjetet sociale, nga fshati, në krah të një bariu, Ilir Meta tha se do tu japin nga 200 euro për çdo kokë lope.
‘Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.
Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.
Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!’- shkruan Meta.
Dhe ky premtimi per 2 mije euro per çdo ‘kokë lopë’ na kupton ato batutat e hershme dashamirese te ish kreut te PS Fatos Nano, i cili vendoste nga nje epitet perkedheles per çdo drejtues strukturash te atehershme, kur te gjithe ishin bashke. NUk po themi se kujt ia kishte taksur kete emer, kush e di e di./m.j