Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit se bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në momentin që mjeti furnizohej me gas drejtuesi i mjetit ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.
Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët.
Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.
Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet.
/a.r