Anticikloni subtropikal po fuqizohet drejt Europës Juglindore duke sjellë temperatura të larta në fundjavë.
E Shtunë 08 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare pasdite reshje lokale. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/33°C
– Zonat e ulëta 18/35°C
– Zonat bregdetare 20/33°C
Kosova për dt. 08 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime dhe reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –18°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel 09 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/34°C
– Zonat e ulëta 18/36°C
– Zonat bregdetare 20/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari