Në mënyrë të përmbledhur lidhur me mendimin pozitiv për liderët e partive kryesore në vend, në krye të listës është Edi Rama me (48.4%) e të intervistuarve nga Barometri i Euronews Albania që kanë shprehur mendim pozitiv për të, ndjekur nga Sali Berisha me (25.6%), më pas Lulzim Basha (13%) dhe në fund të renditjes Ilir Meta me (7.3%).
Renditja sipas mendimit negativ për liderët e partive kryesore në vend është e përmbysur. Në krye të listës për mendimin negativ është Ilir Meta (88.5%) e të intervistuarve, Lulzim Basha (82.5%), më pas Sali Berisha (70.3%) dhe në fund Edi Rama (47.3%) e të intervistuarve.
Lidhur me mendimin pozitiv për liderët e subjekteve dhe lëvizjeve të reja politike, renditja e tyre kryesohet nga Adriatik Lapaj, (40.8%) e të intervistuarve kanë mendim pozitiv për të. Më pas Agron Shehaj (30.2%), Arlind Qori (23.8%) dhe në fund Endri Shabani me (19.6%) e të intervistuarve që kanë mendim pozitiv për të.
Renditjen e mendimit negativ për liderët e subjekteve të reja e kryeson Endri Shabani me (33.1%), më pas Agron Shehaj (31.4%), Arlind Qori (29.1%) dhe në fund të renditjes për mendimin negativ është Adriatik Lapaj me (26.9%).