Socialistët kanë vendosur që Kongresin e Partisë ta mbledhin në 11 Qershor. Takimi me delegatët do të zhvillohet online, ku fjalën kryesore do ta kenë kryesocialisti Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
Në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i zgjedhjeve të reja në parti, ku së fundmi socialistët vendosën me votë për delegatët e rinj të Kongresit. Për organin më të lartë të kësaj partie, anëtarët zgjodhën 970 delegatë mes 1970 kandidatëve, sipas parimit “ një anëtar, një votë”.
Diskutime do të ketë edhe për objektivin e PS, për të arritur deri në 50 mijë anëtarësime të reja.
/a.r