Grupe të ndryshme trafikantësh po përdorin rrjetet sociale në përpjekje për të bindur emigrantët e ngecur në Idomeni të Greqisë që të kalojnë drejt kufirit me Shqipërinë, për të vijuar më pas në destionacionet e tyre në uropën Perëndimore e Qendrore.Mediat greke kanë raportuar një sërë lajmesh ku tregohet sesi faqe të ndryshme në rrjetet sociale kanë publikuar madje edhe harta shpjeguese se ku duhet të kalojnë refugjatët.
Një nga hartat e cila gjendet në faqen transit Albania madje ofron një plan me 3 hapa e madje me koordinata të sakta gjeografike që refugjatët duhet të ndjekin dhe është në gjuhën angleze dhe në atë arabe.