Gazetarja Anduena Llabani paralajmëroi se SPAK do të “tronditë” politikanët.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, gazetarja Llabani theksoi se do të ketë urdhër arreste, dhe se shumë shpejt SPAK do të vihet në lëvizje.
“Shumë shpejt politikanët do të atakohen nga SPAK. Do të ketë urdhër arreste…E gjithë ky acarim apo ky shesh xhirimi bëhet për të ngritur njëlloj alerti…Beteja verbale ka nisur”, tha ndër të tjera gazetarja Llabani.
Nga ana e tij analisti Arben Meçe, theksoi se në Shqipëri ka disa kategori vrasësish, ndërsa pjesa që është më problematike shtoi ai janë pikërisht ata individë, të cilët kanë funksionuar si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.
“Janë disa tipologji vrasësish, është vrasësi në gjaknxehtësi e sipër, kemi vrasës që kanë profil vrastar. Këta janë mendje kriminale. Kemi vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, shtoi ai.