Recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Eraldo Nevruzi, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëpronari i hotelit, Geraldo Shehu. Trupi i viktimës nuk është gjetur ende, ndërsa kërkimet gjatë pasdites së djeshme nuk kanë pasur asnjë rezultat.
Forcat policore vijojnë sot me kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, ky dyshohet se Shehu pasi e vrau recepsionistin 31-vjeçar, trupin ia ka hedhur në këtë aks. Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, dyshohet se është autor i krimit të rëndë, i cili rezulton bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qelluar me pumb ne koke. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, sepse autori ka i ka hequr.
Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin. Vetë Shehu është larguar në drejtim të Greqisë, ndërsa mjeti i tij Audi A8 është gjetur i parkuar në një parkim privat në Sarandë. Nga Qafë Bota ai ka ka kaluar në Greqi, ndërsa kishte prerë biletë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, por është kapur teksa shkonte në aeroportin e Korfuzit.
Pistat e hetimit
Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.