Armët amerikane nuk do të përdoren për të goditur Moskën apo Kremlinin. Kështu është shprehur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në një intervistë për rrjetin mediatik amerikan ABC News.
Gjatë intervistës, Biden ka përshkruar udhëzimet për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina, por duke shmangur hapësirën territoriale ruse.
‘Armët amerikane nuk do të përdoren për të goditur Moskën apo Kremlinin. Armët amerikane në Ukrainë janë të autorizuara të përdoren pranë kufirit. Ne nuk po autorizojmë të godasim 200 milje brenda Rusisë, ne nuk po autorizojmë sulme ndaj Moskës dhe Kremlinit”, tha Biden.
Biden mendon se Putin qeveris me një qasje diktatoriale dhe përpiqet që me veprimet e tij të mbajë Rusinë e bashkuar.
“Unë e njoh atë për më shumë se 40 vjet. Ai më ka shqetësuar për 40 vjet. Ai nuk është një njeri i mirë. Ai është një diktator. Dhe ai po përpiqet të sigurohet që të mbajë vendin e tij të bashkuar, ndërkohë që vazhdon sulmin e tij”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, duke i quajtur deklaratat e Biden për goditjen të territorit në kufi më Rusinë, si të turpshme dhe cinike. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin duke folur për agjencinë e lajmeve TASS, përsëriti edhe një herë kërcënimin se nëse shkelet territori rus, përgjigja do të jetë adekuate dhe se ata që do të na bombardojnë do të pendohen shumë.
Sakaq, Biden shprehu pakënaqësinë e veprimeve të Izraelit në Gazën jugore. Presidenti foli për operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ndaj të cilave ai është bërë gjithnjë e më kritik.
Biden i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të konsiderojë me besueshmëri sigurinë e civilëve në qytetin jugor të Gazës, Rafah dhe tha se, “Mendoj se Netanyahu është duke më dëgjuar në këto momente”.
/a.r
Po te bente zgjedhje ne amerike dhe gjermanu do behete zgjedhje parakoshme edhe ne parlamenti evropiab prape dhe mos marveshje 1 fiton mishela obama 2 algor 3 robet kenedy 4 wlliam smill 5 berte sander truma bob mende wester klar filip riker mbesa martin lukernking xhejms obraj