Analisti Plator Nesturi është përplasur me Akil Krajën, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1.
Nesturi i është drejtuar Krajës lidhur me formacionin politik ku ai bën pjesë duke i thënë që të largohen dhe të hapin rrugën. Nga ana e tij, Kraja e ka cilësuar këtë si sjellje raciste.
Debati në studion e “3D”-s:
Akil Kraja: Shqipëria nuk mund të ketë zgjidhje tjetër sot përveçse një qeveri teknike që t’i shërbejë si demokratëve, si të majtëve dhe çdo shqiptari që duhet një herë e mirë ta mbyllë këtë kapitull.
Plator Nesturi: Pa ikur ju të gjithë një herë, ikni të gjithë një herë, keni skaduar si politikë! Bëni moral ti, bën ti thirrje kombëtare! Ti je lëmsh me veten, lëre kombin!
Akil Kraja: Ky është racizëm politik, ne kërkojmë qeveri teknike për një demokraci dhe garë elektorale. Nëse ti do të votosh në mënyrë raciste sepse unë thjesht jam i bardhë, unë të them më voto program. Më voto për demokraci, ky është thelbi, qeveri teknike larg krimit!
Plator Nesturi: Hapni rrugë ju! Nuk ta besoj dot, çfarëdolloj propozimi të bësh! Na tregon për racizmin këtu!
/a.r