Kanë dalë pamjet nga dhoma e hotelit në Dhërmi, ku dyshohet se është vrarë Eraldo Nevruzi 31-vjeç, i cili punonte edhe si recepsionist në këtë biznes.
Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa shihet që ambienti i dhomës është tërrësisht i rrëmujshëm, ku në sy bien rrobat e hedhura në tokë dhe çarçafët e grisura.
Por edhe pse personat e shoqëruar në polici kanë deklaruar se kanë dëgjuar të shtëna me armë, në dhomë nuk identifikohen njolla gjaku.
Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërsa kërkimet e policisë vijojnë në Vuno dhe Dhërmi.
Autori i vrasjes, 43-vjeçari Gerald Shehu u arrestua në aeroportin e Korfuzit, aty ku po priste biletë për të udhëtuar për në Angli.
Policia aktualisht ka po heton mbi dy pista të mundshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e para është ajo e një konflikti momental, ndërsa e dyta për prishje të pazareve të drogës.
Vizion Plus ka mësuar se dy personat, viktima dhe autori ishin miq me njëri-tjetrin, madje të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Anglia dhe kishin bërë plane për nisjen e një biznesi sëbashku.