Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë të dielën dhe me atë rast Politico shqyrtoi 16 rezoluta që kritikonin Rusinë dhe identifikoi eurodeputetë që ishin vazhdimisht në anën e Rusisë ose të presidentit të atij vend, Vladimir Putinit.
Rezolutat parlamentare që kritikojnë Moskën zakonisht mbështeten nga një shumicë e madhe ligjvënësish.
Por, një grup i vogël përfaqësuesish evropianë i kundërshtuan vazhdimisht ato rezoluta, abstenuan ose thjesht i humbën ato vota.
Gazeta Politico hodhi një vështrim të detajuar sesi ligjvënësit kanë votuar për 16 rezoluta që nga viti 2020 dhe përpiloi një listë me tridhjetë ligjvënës që më së shpeshti nuk e kishin mbështetjen e tyre.
Dy të tretat e përfaqësuesve të lartpërmendur konkurrojnë për rizgjedhje këtë javë. Shumica janë përfaqësues të ekstremit të majtë dhe të djathtë nga grupet “Identiteti dhe Demokracia” si dhe “E Majta”, dhe shumica e të tjerëve janë të pavarur.
Mes tyre është edhe Tatiana Zhdanoka, e cila akuzohet për spiunazh për Rusinë. Përfaqësuesi letonez, i cili nuk kandidon për rizgjedhje, i mohoi akuzat.
“Po, unë jam një agjente, agjente e paqes”, tha ajo. Parlamenti i BE-së kreu hetime dhe zbuloi se ajo kishte shkelur kodin e sjelljes të përfaqësuesit ndërsa u gjobit me 1750 euro./m.j