Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dy efektivët e policisë së Rinasit, Eena Sulejmani dhe Briken Tereziu.
Po ashtu, janë lënë në fuqi masat e sigurisë, arrest në shtëpi, për tre të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për katër të tjerë.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian të personave që e kishin të ndaluar dhe kërkoi masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, kryer në bashkëpunim.
Pas zbulimit të skemës së korrupsionit në radhët e policisë kufitare, AMP ekzekutoi masat e sigurisë për 7 efektivë, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim.
Për 3 nga efektivët është caktuar “arrest shtëpie”, 4 kanë marrë detyrim paraqitjeje dhe tetë të tjerë janë lënë në hetim në gjendje të lirë.
Kurse, për ish-kreun e Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj u caktua arrest në burg. Ky i fundit ndodhet aktualisht pas hekurave pasi u arrestua më herët gjatë majit, teksa transportonte 1 kg kokainë.
Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin qytetarë të depërtuar apo me probleme të tjera ndaj ligjit, drejt vendeve të BE-së dhe si shpërblim merrnin nga 50 deri në 500 euro.
/a.