Një ujëvarë e famshme në Kinë ka tërhequr vëmendjen pasi duket se burimi i saj nuk është natyral, por artificial.
Ujëvara Yuntai ndodhet në Parkun Malor Yuintai, një pikë turistike në provincën Henan. Ai ka një vlerësim AAAAA, më i larti që jepet ndaj një atraksioni nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Por burimi i ujit që parku e përshkruan si “Rruga e Qumështit që rrjedh”, ka ngritur disa pyetje. Një video e postuar në rrjetet sociale kineze tregon një tub në lartësinë 314 metra që furnizon ujëvarën dhe duket se nuk është aq natyrale sa vizitorët mendonin.
Zyra e menaxhimit të parkut reagoi dhe shpjegoi që ndryshimet e motit të thatë lindën nevojën që ujëvarës t’i nevojitej diçka shtesë.
Gjithashtu ata shprehën mirënjohje për vëmendjen dhe premtuan që ujëvara do t’i mirëpresë turistët në “formën më të përsosur dhe natyrale” gjatë verës.
Shumë njerëz u habitën nga videoja, por të tjerë vlerësuan shpjegimin e dhënë.
Yuntai nuk është e para ujëvarë në Kinë ku aplikohet një metodë e tillë. Klima musonike e bën të vështirë rrjedhjen e ujit gjatë motit të thatë e me shira të paktë.
/a.r