Maji i vitit 2024 ishte maji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë që nga fillimi i regjistrimeve shkencore në mesin e shekullit të 19-të. Kjo u njoftua nga Copernicus, shërbimi i motit i BE-së.
Ky është muaji i 12-të radhazi që është më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë. Temperatura mesatare globale e 12 muajve të fundit, nga qershori 2023 deri në maj 2024, ishte më e larta e regjistruar, 1.63°C mbi mesataren para-industriale 1850-1900, duke tejkaluar kufirin prej 1.5°C të vendosur nga Marrëveshja e Parisit dhe COP26 në Glasgoë.
Temperatura e sipërfaqes së detit midis 60 gradë gjerësi veriore dhe 60 gradë gjerësi jugore në maj 2024 ishte 20,93 °C, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë për atë muaj. Ky është muaji i 14-të radhazi që temperatura e sipërfaqes së detit ka qenë më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë për atë muaj.
Drejtoresha e shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus Samantha Burgess, tha se klima vazhdon të na alarmojë.
“12 muajt e fundit kanë thyer rekorde si kurrë më parë, kryesisht për shkak të emetimeve tona të gazeve serrë, dhe më pas një shtytje shtesë nga El Nino në Paqësori tropikal. Derisa të arrijmë emetimet neto zero globale, klima do të vazhdojë të ngrohet, do të vazhdojë të thyejë rekorde dhe do të vazhdojë të prodhojë ngjarje edhe më ekstreme të motit nëse zgjedhim të vazhdojmë të shtojmë gazra serë në atmosferë. 2023 – 2024 së shpejti do të na duket si një vit i freskët, ashtu siç na duket sot 2015 – 2016″, tha Burgess.
/a.r