Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me “burgim të përjetshëm” Redjan Rrajën e me 35 vite burg Ariol Halilin, të akuzuar për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor të vitit 2019 në Shkozët ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.
Ata akuzohen për vepra të rënda penale si grup i strukturuar kriminal vrasjen e funksionarëve publik, mbetur në tentativë, vrasje, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj.
Rraja e Halili janë të vetmit të dënuar deri më tani për atentatin tek mbikalimi i Shkozetit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja e Anëtarët e tjerë të grupit kriminal, që sipas të dhënave që dolën nga ç’kodimi i aplikacioneve të koduara me platformën SKY ECC, janë të tjera provat të rëndësishme.
Nuk është vetëm kjo ngjarje për të cilën gjykohet grupi kriminal, pasi SPAK pretendon përfshirjen e tyre në sigurimin e kushteve për vrasjen e Vullnet Muçës (alias Muharremi), Genci Malokut dhe Arben Mërkurit (Maneci).
Gjithashtu në shënjestër të tyre ishin edhe Luan Mata, babai i Ervin Matës dhe juristi Mitri Prifti. Spak bëri me dije se Redjan Rrahjen e implikon në ngjarje AND-ja në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë.
Sipas Spak telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në rrjetin Ëireless të lokalit të Plaurent Dervishajt, i cili është në kërkim si porositësi i atentatit./m.j