Në konferencën e përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, në Shëngjin kryeministri Edi Rama, zgjodhi të flasë në gjuhën italiane, për të treguar se tashmë porti që të do presë emigrantët që do të vijnë nga shteti fqinj, do të konsiderohet territor italian.
Rama tha se lidhur me këtë marrëveshje u hodh baltë ndaj Shqipërisë, por theksoi se Shqipëria nuk do t’i kthejë asnjëherë ‘kurrizin’ Italisë.
“Falenderoj ata që kanë treguar solidaritet, kam marrë mesazhe të mira, kundrejt atij llumi balte ndaj Shqipërisë dhe qeverisë që mund të ketë mëkatet e botës, po kurrë mëkatin t’i kthejë kurrizin kur i është dashur të ndihmojë Italinë
Diku këtu, jeton me shpenzimet tona, një komunitet afganësh. Që janë i janë larguar vdekjes dhe janë mikpritur nga Shqipëria që asnjë prej vendeve të NATO nuk pranoi ti merrte. Cdo të premte mbërrin një avion me 90-120 persona që qëndrojnë këtu për 3-6 muaj. Kush nuk arrin të kalojë filtrat mbeten të strehuar prej nesh.
Këto para nuk janë shuma aq të vogla për arkën tonë. Por si të shpjegojmë faktin që disa gazetarë vijnë këtu dhe nuk i shohin ata që i kanë ikur vdekjes por shohin fantazma. Për të informuar pulbikun me lajme të shkruara tashmë më parë.”- u shpreh Rama.
/a.r