Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të mbërrijë nesër në Shqipëri, për inspektimin e kampeve të refugjatëve që po ngrihen në Gjadër, si pjesë e marrëveshjes mes dy vendeve.
Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe së bashku do të kenë një konferencë për media.
Vizita vjen në një kohë kur marrëveshja për strehimin e emigrantëve në Shqipëri është nën sulm dhe akuza për afera korruptive nga mediat dhe opozita si në Shqipëri dhe Itali.
“Ditën e nesërme (Datë 05 Maj), kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë./m.j