Në një basen peshqish në Guiping të Kinës është hapur papritmas një gropë e gjerë rreth pesë metra.
Për katër orë, kjo vrimë gjigante e ka shteruar tërë ujin dhe 25 tonë me peshk që gjendeshin në këtë pellg.
Pronari i njohur vetëm si Yang, ka thënë se nuk ka mundur të bëjë asgjë, vetëm të shikojë pasurinë që i ikte para syve, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë çarje, por dyshohet se tërë faji është tek gërmimet në një gurore që ndodhet në afërsi.