Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar ndaj audio incizimeve të fundit të cilët u publikuan në rrjetet e ndryshme sociale dhe kishin të bëjnë me disa funksionarë dhe figura publike shqiptare.
Ambasada përkujton se ligji për privatësinë e qytetarëve dhe kallëzimtarët është kusht, pasi Komisioni i Venecias tregon qartë se cilët audio incizime mund të publikohen në opinion. Ambasada rekomandon që të lexohet raporti i Komisionit të Venecias, i cili precizon qartë për audio incizimet.
Në postimin në Twitter të Ambasadës amerikane gjithashtu, ceket se katër partitë më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH janë dakorduar me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Lexo mendimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjin kallëzimtarëve dhe privatësisë. Katër partitë janë pajtuar që ti përfshijnë rekomandimet e tyre”, shkruan Ambasada Amerikane në Shkup.