Një foshnjë e porsalindur e gjetur në fillim të këtij viti në lindje të Londrës është fëmija i tretë i braktisur nga të njëjtit prindër. Lajmin e ka bërë të ditur prestigjiozja “BBC News”.
Testet e ADN-së të paraqitura në gjykatë vërtetuan se foshnja, të cilën e quajtën “Elsa” është motra e 2 foshnjave të tjera të gjetur në rrethana shumë në ngjashme në vitin 2017 dhe 2019. Pavarësisht apeleve të Policisë Metropolitane, prindërit e tyre nuk janë identifikuar.
Dokumentet e Gjykatës Familjare thanë se Elsa kishte ende kordonin e kërthizës dhe mjekët vlerësojnë se ajo kishte lindur vetëm një orë më parë. Edhe pse ishte shumë e ftohtë kur u gjet, foshnja ishte mirë nga gjendja shëndetësore dhe reagonte.
Ajo u gjet nga një kalimtar i rastit në muajin Janar në temperatura nën zero, e mbështjellë me një peshqir brenda një qese. Foshnjat e tjera, të quajtur Harry dhe Roman, gjithashtu ishin braktisur pas lindjes në të njëjtën zonë të Londrës. Që të 2 u mbështjellën me batanije, ndërsa njëri prej tyre ishte brenda një çante.
/a.r