Karabinierët e Padovas kanë arrestuar gjashtë shqiptarë e një italian, të cilët akuzohen, ndër të tjera, për nxitje dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje e vjedhje të rënda në banesa.
Operacioni është kryer në zonën e Trevizos dhe Çitadelës.
Hetimet kanë nisur nëntorin e kaluar, pas sinjalizimeve për prostitucion në rrugën rajonale 53 “Postumia”.