Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar të gjithë maturantëve suksese në provimet e tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj u kujton se ai është fansi më i madh i tyre.
“Suksese të gjithë maturantëve, të cilët nisin sot provimet e Maturës Shtetërore!
Ky është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes suaj. Vazhdoni të ëndërroni, të punoni fort dhe të ecni përpara!
P.S. Mos harroni, unë jam fansi juaj më i madh”, thekson Veliaj.
/a.r