Plazhi i Durrësit është mbushur me pushues ne kete fundjave te pare te qershorit. Shumë prej turisteve qe frekunetojne bregdetin vijnë për herë të parë ne Shqiperi.
“Jemi nga Polonia. Nga ajo qe shohim deri tani, opinioni është pozitiv. Çmimet janë te pranueshme. Ne në fakt kemi planifikuar që të shohim vende të ndryshme në pak dite, prandaj dhe kemi zgjedhur Shqipërinë”.
“Jam nga republika ceke. Vij për here te pare ne Durrës dhe sot është dita ime e fundit e qëndrimit këtu. Me pëlqen pamja qe ofron plazhi. Çmimet janë shume te mira, më lirë se në vendin tim”.
Një pushues tregon se Durrësi ka ndryshuar shume dhe se tashme italianë të shumë po zgjedhin të zhvendosen edhe për të jetuar.
Parashikohet që qyteti bregdetar i Durresit të vizitohet nga afro 1.5 milion turistë ne kete sezon veror.