Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.
Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral në Romë, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.
“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse tentoi t’i japë një dorë Italisë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.
Marrëveshja mes dy vendeve parashikon që emigrantët nga Afrika që shkojnë në Itali do të kthehen dhe do të qëndrojnë në kampet në Shqipëri, derisa të merret një vendim për fatin e tyre, nëse do të pranohen ose jo në vendin fqinj.
/a.r