Prej një sezoni është “i papunë”, por Igli Tare i ka idetë e qarta dukë kërkuar një klub të ri që ta emocionojë. Ish-drejtuesi i Lazios foli për “SportMediaset” ku tha se sezoni i ri do jetë më emocionues në Serie A.
“Sa ju mungon futbolli?
Ky vit pushim më ka dhënë shumë, nevojitet edhe të dalësh për të kuptuar mirë dinamikën dhe menaxhimin edhe nga jashtë. Kam udhëtuar shumë, këto janë momente që janë thelbësore për rritjen e çdo personi. Më mungon fusha, kjo është e padiskutueshme, por mbi të gjitha më mungon një projekt që mund të më emocionojë, atëherë po që do të isha i lumtur të kthehesha.
A do t’ju përshtatej edhe juve një projekt jashtë vendit?
Italia është një pikë referimi, por pse jo edhe jashtë vendit? Unë flas shumë gjuhë dhe më ndihmon shumë.
Jeni më kureshtar për Juventusin e Motas apo Napolin e Kontes?
Mendoj se do të jetë një kampionat shumë interesant për shkak të rikthimit të kontes, Interit të Inzagit, Juventusit të Tiago Motas. Duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjë Milani. Do të jetë një kampionat shumë i gjallëruar, edhe për faktin se Konte është një person me mentalitet fituesi”, tha Tare./m.j