Nga Mero Baze
Nuk është se socialistet kanë ndonjë strategji të qartë se si do ta përfshijnë opozitën në Komisionin Antikorrupsion, por ata kanë gjithnjë besim tek marrëzia e kundërshtarit. Dhe në këtë rast nuk është se po zhgënjehen. Komisioni Antikorrupsion po kthehet në një lakmus për të diferencuar berishizmin në arkipelagun opozitar.
Kur opozita bojkoti Kuvendin më 2019 dhe më pas dhe zgjedhjet lokale ishin të gjithë optimist edhe pse morën plot këshilla që po bënin vetëvrasje.
Kur Berisha u nda me Bashën pasi u shpall “non grata” ai e quajti bojkotin e zgjedhjeve dhe të Kuvendit lojë të Edi Ramës të koordinuar me Lulzim Bashën.
Dhe të njëjtët budallenj që besonin se bojkoti ishte një fitore e madhe më 2019, filluan të besojnë më 2021 se bojkoti ishte një humbje e madhe.
Ishte e qart që bojkotin e nxiti udhëhoqi dhe realizoi Sali Berisha me Ilir Metën në përpjekje për të negociuar pushtetin në tavolinë, të entuziazmuar nga sukesi I Lulzim Bashës më 2017. Por nuk ja arritën dhe groposën opozitën.
Tani për të kuptuar kush është nxitësi I bojkotit në opozitë shikoni qëndrimet ndaj Komisionit antikorrupsion. Ilir Meta dhe Berisha janë më agresivët dhe më përjashtuesit. Pjesa tjetër e spektrit opozitar është mosbesuese , por nuk është përjashtuese.
Natyrisht pesha e bojkotit të Komisionit me peshën e bojkotit të zgjedhjeve dhe parlamentit nuk është e njëjtë, por qasja politike është njësoj. Ti vendos të bësh betejë me kundërshtarin apo ta lësh të luaj vetëm.
Po e bojkotove e lë të luaj vetëm dhe kjo jo vetëm që nuk e dëmton por ja realizon gjithë aspiratat politike që ka për këtë komision Edi Rama. Qëllimi I tij është të shtroj rrugën për ndryshime serioze në legjislacionin e administratës dhe vetingun e saj dhe pyetja është këtë do ta bëj vetëm apo ta ndaj me opozitën.
Nëse opozita e bllokon që ai të mos e bëj, nuk është se e dëmtojnë por e shpëtojnë se nuk ja prishin rehatin e kënetës që ka me këtë administratë. Nëse përshihen natyrisht që I heqin pushtet dhe bëhen bashkësponsorizues të një reforme të rëndësishme.
Por duket që Edi Rama nuk ka asnjë emocion. Shpejtësia me të cilën shpalli ngritjen e Komisionit i ngjan shpejtësisë me të cilat ua dogji mandatet sapo ata deklaruan bojkotin më 2019.
Kurse qetësia me të cilën dëgjon broçkullat e Berishës dhe Metës tregojnë se një nga arsyet e kësaj reforme në drejtësi (2) është pikërisht të testojë dhe opozitën dhe të diferencoj brenda saj berishizmin dhe pjesën tjetër normale.
Dhe këtij qëllimi po ja arrin ende pa filluar. Të tjerat ç ’fat të kenë.
Paç fatin e kurvës…..i thonë.
Poooor, kush është kurva dhe kush është e ndershmja ?
Këtu është çështja.
Të dyja shkojnë me mashkull.
Por këtu fillon ndarja dhe klasifikimi.
Ajo që kurvëron me shumë meshkuj, në grup dhe në orgji për qejfë, quhet kurvë dhe ato që e bëjnë edhe për para, quhen prostituta.
Bregoviç ka një këngë NE SIJAM KURVE, TUKE SIJAM PROSTITUTKE (Nuk jemi kurva, jemi prostituta). Kështu edhe kjo opozitë, duke qenë në garë me njera tjetrën, se kush është kurvë e se kush është prostitutë, në vënd që të përballen me pozitën dhëmb për dhëmb, zgjedhin garën me njeri tjetrin, si dy femra gabele gojë shthurura që kush e kush tja fusë sa më shumë e sa më thellë, shoqi-shoqit.