Socialistët kanë gati një tjetër dosje për një SPAK… jo për kundërshtarët opozitar, por në Bashkinë që drejtohet po nga një socialist. Bëhet fjalë për Ujësjellës Kanalizime në Vlorë (UKV), ku sipas zv.kryeministres, Belinda Balluku po abuzon në kurriz të qytetarëve.
Ajo thotë se ka një përmirësim të të ardhurave, përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet nga Bashkitë e tjera, përveç Vlorës, për këtë arsye Balluku paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është kopsitur dhe se do ta dërgojë personalisht atë në SPAK.
“Sot kemi një përmirësime nivelet të të ardhurave, kemi përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet. E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës, por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorë, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtarë, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do t’i shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.
/a.r