Më shumë se një këngë, himni që do shoqërojë Kombëtaren në finalet e Europainit 2024 është një mesazh i shkëlqyer promovimi për Shqipërinë. Albania, kështu quhet himni që këngëtarit Capital T i është besuar nga FSHF.
Tanimë kënga dhe klipi janë të plota në Youtube, ndërsa promovohet Shqipëria. Nga ujërat e kristaltë, sitet arkeologjik, kalatë e kështjellat, si edhe qytetet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut nuk kanë munguar në këtë klip.
Në qendër të vëmendjes edhe ndeshjet kualifikuese, si edhe festa kuqezi pas sigurimit të një vendi në ‘Gjermani 24’. ‘Me i pas dy jetë, i kisha dhënë për ty’ apo edhe ‘Dardani, kudo kam shëtitur, por e kam ditur që s’ka si ty’, këto janë disa fragmente nga poezia që Capital T sjell./m.j