Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se propozimi që pritet të votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, është për të varrosur një ide të mirë apo të mos bësh asgjë.
Basha: “Teatri që shihni në këtë sallë po bëhet për një arsye të vetme. Ndërkohë që pritet ngritja e një tjetër komisioni, të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit, janë varrosur në sirtarët e pluhurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korruptive, të kësaj qeverie të mbytur deri në fyt.
Sot sillni në këtë sallë një propozim që krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Prej një më shumë se një muaji në Kuvend janë dorëzuar amendamentet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të kodit të procedurës penale, pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim, çfarë ju shtyn të mbani larg transparencës propozimin tonë -për barazinë e qytetarëve para ligjit për heqjen e imunitetit. Pse nuk e shikoni ligjin për vettingun në politik. Merrni propozimet tona për ligjin zgjedhor”.
/a.r