Ministrja e Arsimit Orgerta Manastirliu ka deklaruar në takimin e ministrave të Arsimit të Europës se Shqipëria synon të shndërrohet në pikë reference për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në nivel rajonal.
Sipas Manastirliut, Shqipëria kërkon të arrijë këtë objektiv në nivel rajonal. Ajo theksoi se reforma e nisur në arsimin e lartë ka pasur si synim pikërisht krijimin e një ekosistemi akademik në mënyrë që të integrojë brezin e ri dhe përgatitur atë për sfidat e së ardhmes.
Për këtë arsye, ministrja e Arsimit vuri në dukje se nevojitet një investim më i madh në këtë fushë për të pasur diploma të fuqishme.
“Kur nisëm reformën e arsimit të lartë në Shqipëri, e nisëm atë me synimin që të rrisnim ofertën akademike dhe krijimin e një ekosistemi të gjallë të integruar të arsimit të lartë të integruar që përgatit brezin e ri për të ardhmen për të zhvilluar kapitalin njerëzor.
Sistemi i arsimit të lartë i është nënshtruar zhvillimeve përmes ndërkombëtarizimit, ku mund të rrisim cilësinë e universiteteve tanë. Pra, ne synojmë të bëhemi deri në vitin 2030 pikë reference në arsimin e lartë në nivel rajonal dhe për kërkimin shkencor.
Për këtë arsye jemi duke investuar në programet e mobilitetit, në shndërrimin e kurrikulës së programeve studimor dhe duke fuqizuar kërkimin shkencor. Është një etapë e rë për arsimin e lartë si dhe synon të krijojë diploma të fuqishme”, është shprehur Manastirliu.
/a.r