Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë.
Rama tha se ka ardhur koha të ndërtohet një NATO e arsimit pasi urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionet demokratike sa vjen e rritet.
Ai bërë thirrje gjithashtu që fokusi të jetë tek e ardhmja, e cila duhet të jetë vendi ku ka më shumë arsye për t’u bërë bashkë.
“Ju falenderoj shumë që keni ardhur, për ne ky është një moment vërtet përulës. Dëshiroj të falenderoj në mënyrë të veçantë delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur dhe së fundi dua të falenderoj edhe presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë dhe ministrin e Arsimit të Hungarisë. I veçova këta dy persona pasi i jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për të na ndihmuar në këtë rrugëtim për të ndërtuar sistemin e arsimit siç duhet.
Si Turqia ashtu edhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur te ne më shpejt se BE, ndërkohë që ne me zor prisnin që të kishim qasje në zonën europiane të arsimit të lartë. Vendet tona mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe gjithë atyre mundësive që ofron zona europiane e arsimit të lartë.
Ka rdhur koha që të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë gjithnjë e më shumë që është që urrejtja dhe mosrënia dakord për institucionet demokratike po shtohet gjithnjë e më shumë dhe bazohet në një sistem që ushqen këtë.
Gjëja e fundit që dëshiroj të them është që ne duhet të vendosim njëherë e mirë si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. E ardhmja jonë po përkufizohet nga e shkuara dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën. E ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. E ardhmja është i vetmi vend ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për tu bërë bashkë”, tha Rama.
/a.r