Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të martën se, Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor. Por, sipas tij, problem është se i mungon një qeveri që punon për njerëzit.
Këtë qëndrim Basha e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në platformat sociale, në të cilin thekson se, PD e ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, që do të garantojë një jetë me dinjitet për çdo shqiptar në Shqipëri.
“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin. Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë me dinjitet për çdo shqiptar në Shqipëri”, nënvizon Basha.
/a.r