Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të projekt-rezolutës antikorrupsion të PS-së. Meta shprehet se Ramaforma ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë.
“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror. Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji”, shkruan Meta.
Postimi i kreut të PL Ilir Meta:
Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.
Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.
Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës./m.j