Një grup kriminal që drejtonte një rrjet restorantesh në Itali është goditur.
Sipas medias italiane, janë nëntë të dyshuari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela , 55 vjeç, tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, Alessandro Bigi , 49 vjeç Florentine dhe Eluert Kamami 40 vjeç.
Tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi nga DDA në bashkëpunim me SPAK.
Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro.
Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria konsideroheshin si një lloj baze ku rridhnin paratë e pista.
Restorantet Trattoria Giovanni, La Bistecca Osteria Fiorentina, Ponte Vecchio, Bistecchia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna u përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose Bigi.
Kamami dhe Bigi nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin.
Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash.
Drejtuesit e organizatës kriminale Kamami dhe Bigi sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.
Ish-portieri duhet të përgjigjet parta gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit./tch