Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për më 7 qershor seancën ndaj Alfred Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Seanca e parë në Apel për këtë çështje dështoi për shkak të mospranisë së Belerit, por dhe avokatëve të tij.
Përmes një shkrese drejtuar gjykatës Beleri njoftonte se nuk do të merrte pjesë në seancë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokatët që do ta përfaqësojnë në Apel.
Ndonëse ishte në seancë, pa mbrojtje ka mbetur edhe i pandehuri tjetër Pandeli Kokaveshi. Në këto kushte, gjykata caktoi avokaten kryesisht Pranvera Doçi për Belerin dhe avokatin Arben Peçi për Kokaveshin.
Në Apel, Alfred Beleri kundërshton dënimin me 2 vjet burg dhënë nga shkalla e parë për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, ndërsa Kokaveshi dënimin me 1 vit e 6 muaj, që më pas iu konvertua në Shërbim Prove.
/a.r