Më shumë se 670 njerëz mendohet se humbën jetën pas një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re.
Shifra është bërë publike nga agjencia e OKB-së për migracionin, pasi punonjësit e urgjencës dhe të afërmit humbën shpresën se do të gjendej ndonjë i mbijetuar.
Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut të premten ishte vlerësuar në më shumë se 300, por 48 orë më vonë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se mund të jetë më shumë se dyfishi.
Vetëm pesë trupa janë nxjerrë nga rrënojat. Më shumë se 250 shtëpi pranë zonës së goditur të fshatit Jambali në zonën malore të provincës Enga ishin braktisur dhe rreth 1,300 njerëz ishin zhvendosur ku shumë prej tyre ishin strehuar përkohësisht te të afërmit dhe miqtë.
Rrëshqitja e dherave nga mali ka prekur një zonë prej 200 kilometrash katrorë.
/a.r