Pas denoncimit të Policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje, deputeti i PD Gent Strazimiri duhet të përballët edhe me një tjetër kallëzim për ushtrim dhune gjatë protestës së djeshme.
Punonjësi i Policisë Bashkiake, fotoja e të cilit dje bëri xhiron e rrjetit, pasi ishte sulmuar fizikisht nga Strazimiri, ka kallëzuar sot deputetin e Partisë Demokratike për dhunën e ushtruar gjatë protestës së organizuar nga opozita kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial.
Ndërkaq, ai është paraqitur edhe në urgjencën e QSUT-së për t’u vizituar për dëmtimet e marra në shpatull dhe pas ekzaminimeve të mjekëve, ka marrë mjekimin e nevojshëm, si dhe do të qëndrojë për 7 ditë në regjim shtrati.