Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në ambientet e pallatit e sportit “Busto Arsizio”,në Milano.
Me brohorima, ovacione dhe flamuj kuq e zi, shefi i qeverisë u mikprit nga bashkëkombësit në vendin fqinj.
Rama në fjalën e tij pritet të flasë për rrugëtimin, sfidat dhe arritjet e shqiptarëve në Itali.
Nderkohe qe kengetaret Elhaida Dani, Alban Skenderaj, Elvana Gjata dhe Noizy kane ‘ndezur’ atmosferen.
Pas Greqisë dhe Italisë, turi i kryeministrit Edi Rama me Diasporën shqiptare do të vijojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.