Sara Gjordeni tha mbrëmë para se të nisë spektakli i BBV3 se është në proces gjyqësor me dy persona. E pyetur nga gazetari i TAR nëse do të ketë një përballje ligjore mes saj dhe Bardhit me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publik, Sara Gjordeni u shpreh:
A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?
Gazetari: Për kë?
Sara: Aktualisht jam me dy persona me fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.
Gazetari: A do t’i zbulosh?
Sara: Jo, absolutisht jo. Por ka njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.