Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 43 u plagosën në sulmin rus në një hipermarket në Harkiv.
Kjo është raportuar nga zyra e prokurorit rajonal, sipas mediave lokale. Dhjetë prej trupave mbeten të paidentifikuar. Në një postim në Telegram, guvernatori Oleh Sineubov tha se dy bomba ruse goditën ndërtesën, duke shkaktuar një zjarr prej 15,000 metrash katrorë.
Menjëherë pas këtij sulmi reagoi OKB, që nëpërmjet koordinatores humanitare për Ukrainën, Denis Braun, dënoi sulmin rus në qendrën tregtare në Harkiv, duke e quajtur atë “absolutisht të papranueshëm”.
I ashpër ishte edhe reagimi i presidenti amerikan Joe Biden që e ka konsideruar Putinin si një “tiran brutal”, duke ngjallur kështu zemërimin e Moskës. Ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, e konsideroi këtë sjellje “të papranueshme” për çdo politikan përgjegjës dhe veçanërisht për liderin e Shteteve të Bashkuara.