Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dropull mbrëmjen e kësaj të premte, ku një 90-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike. E moshuara jetonte e vetme dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në një gropë betoni pa ujë që shërbente si ujëmbledhës (ster), që ndodhet në oborr të banesës.
Trupi i pajetë i 90-vjeçares është gjetur nga fqinjët e saj.
“Dropull/Informacion paraprak. Në fshatin Bodrishtë, Dropull, shtetasja M.B., 90 vjeçe, është gjetur e pajetë nga komshinjtë e saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.