Një 42- vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia për plagosje të dyfishtë ndaj fqinjeve të saja, në Pavia të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije, se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj në mbrëmjen e djeshme 23 maj, rreth orës 18:00, ku në banesë ajo ka gjetur të moshuarën 90-vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.
Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit. Më pas, ajo është fshehur në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Pasi karabinierët lokalizuan 42-vjeçaren, sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e ftohtë.
Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.