Vrasja e Agim Xhambazit e kryer në Athinë 16 vite më parë është kryer nga një përleshje të dhunshme me thika, pirunj kuzhine dhe shkopinj, mes dy grupe shqiptarësh të komunitetit Rom.
Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, thuhet se pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj.
Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari, alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.
Deri në këtë fazë të hetimeve, në pranga kanë përfunduar Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari, për të cilët gjykata e Korçës me kërkesë të prokurores Anjeza Galanxhi, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg pasi ndaj tyre është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”.
Ndërsa personi tjetër që ka maerë pjesë në këtë krim Edmond Qershia rezulton i dënuar në Greqi për akuzën e “plagosjes serioze në trup”.
Ekzekutimi i Xhambazit është regjistruar në mesnatën e 6 dhjetorit 2008 në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, pasi shkak ka qenë një konflikt i krijuar mes çiftit të bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri.
Për shkak të dhunës së ushtruar nga Flamur Demiri, Elvira ishte larguar nga banesa e tij dhe kishte gjetur strehim tek shtëpia e shoqes së saj, Merita Hima. Flamuri, ka shkuar në banesën e Ritës për të marrë gruan por ajo s’ka pranuar të dalë nga shtëpia, pasi ai ishte i dehur, duke ju ndrojtur një dhunimi fizik.
Pjesë e grupit të parë ishin viktima Arjan Xhambazi, i plagosuri Flamur Demiri dhe dëmtuari lehtë Ibrahim Demiri, Erjon Demiri etj.
Nga njëra anë kanë qenë Edmond Qershia, nga Korça, Nori nga Tirana që më pas u identifikua si Jetnor Cinellari , alias Armando Tarushllari, Gjimi apo Gëzimi nga Elbasani Gëzim Latja, Ergysi alias Ergys Rrapushi, Edmond Qershia, alias Osmani Qershia.
“…konflikti ka ndodhur pasi më herët, në shtëpinë e marrë me qera nga Rita, në Athinë, ku ndodhej ajo, djali i saj Ergysi, si dhe Edmond Qershia, Gëzimi, Nori dhe Elvira (bashkëshorte e shtetasit Flamur Demiri), ka shkuar Flamur Demiri për të marrë bashkëshorten e tij, Elvirën, me të cilën kishte probleme për arsye se pinte dhe e dhunonte fizikisht. Pasi ka pirë edhe një birrë, Flamuri i ka thënë Elvirës që të shkonin në shtëpi, por ajo nuk është bindur. Flamuri ka filluar që të bërtasë pasi ka qenë i pirë, më pas kanë ndërhyrë Gëzimi dhe Nori, të cilët e kanë nxjerrë Flamurin jashtë. Flamuri ka shkuar në shtëpinë ku banonte me qera me vëllain e tij Ibrahim Demiri, ka marrë nipin e tij Erjon Demiri dhe me triçiklin e Flamurit kanë shkuar përsëri tek shtëpia e Ritës, për të marrë Elvirën. Erjoni i cili kishte marrë me vete një pirun të madh nga ata të guzhinës, i ka thirrur Elvirës dhe nga banesa e Ritës ka dalë me thikë në dorë Gëzimi si dhe Nori dhe Edmond Qershia, e janë konfliktuar midis tyre. Edmond Qershia ka goditur me grushta e dru Flamurin, ndërsa Gëzimi me thikë ka dëmtuar në qafë Flamurin, si dhe ka ndjekur Erjonin, i cili është larguar me vrap. Nga tjetër Erjon Demiri, ka njoftuar nënën e tij Sevdie Demiri dhe kjo e fundit ka njoftuar Festim Sherifi dhe Arjan Xhambazi, të cilët ndodheshin në banesën e shtetasit Festim Sherifi dhe më pas kanë shkuar tek vendi ku kishte ndodhur konflikti me Flamurin dhe janë konfliktuar me Edmond Qershia, Jetnor Cinellarin dhe Gëzim Latja…”.
Për shkak të këtij konflikti të dhunshëm, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Arjan Xhambazi, ka pësuar dëmtim serioz Flamur Demiri dhe është dëmtuar lehtë në dorë, Ibrahim Demiri.
Për këtë vrasje është identifikuar nga policia Greke Edmond Qershia, i cili është arrestuar në muajin shkurt 2009, si i dyshuar për vrasje me paramendim.
Në janar 2010, Edmond Qershia, është liruar nga gjykata e Thivës, e cila e kishte dënuar Qershinë me 3 vite e 6 muaj burgim për akuzën e dëmtimeve serioze trupore.
Ky dënim është dhënë pas ndryshimit të akuzës për vrasje me paramendim të Arjan Xhambazit, armëmbajtje pa lejë, përdorim arme, në bashkëpunim. Duke i zbritur nga dënimi i dhënë, kohën e paraburgimit e më konkretisht pesë muaj e tetëmbëdhjetë ditë. Në përfundim është vendosur që dënimi me burgim të kthehet në dënim monetar, prej 10 euro për çdo ditë burgim.
Por në dhjetor 2013, përmes një kallëzimi të depozituar nga Agron Xhambazi, babai i Arjanit, prokuroria e Pogradecit ka nisur hetimet dhe më pas çështja i ka kaluar prokurorisë së Korçës.
Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët dhe prokurorja Anjeza Kalanxhi, është bërë e mundur pjesëmarrja në këtë vraje e Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja.
Në 20 Maj 2024 është kryer ballafaqimi i këtyre personave ndërmjet tyre, duke qenë se ka rezultuar që midis tyre të ketë kundërthënie, si dhe janë aplikuar metoda speciale të hetimit proaktiv, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale, identifikimin e autorësisë së kësaj ngjarje, si dhe përcaktimin e rolit të secilit prej bashkëpunëtorëve./ora